
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti. Sipas informacioneve të para, një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar pasoja të rënda.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes dy mjeteve, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipi i emergjencës mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
and then