
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca foli sot në Kuvend dhe për aksionin e qeverisë në Theth e Valbonë ku u prishën dhjetëra ndërtime duke shkaktuar protesta dhe reagime të ashpra tek qytetarët e zonës.
Balanca tha se ekspertë të institucionit të Avokatit të Popullit kanë kryer takime me banorët e zonës dhe kanë evidentuar problematika me bashkëpronësinë, por ajo çfarë ishte shqetësuese kishte të bënte me vendimin për prishjen.
Sipas saj, vendimet ishin dhënë para zgjedhjeve të 11 majit, dhe nëse banorët do t’i ankimonin, do të ishin sot në gjykatë.
“Kemi një qëndrim, megjithëse kemi keqardhje të madhe, këta banorë kanë marrë vendim prishje, para datës kur kanë ardhur fadromat. Jemi duke shqytuar të gjithë dokumentacionin Ne kemi shqetësim kryesor, që afatet proceduriale mund të mos jenë zbatuar, por dhe nga ana e qytetarëve, të gjitha vendimet për prishje konsiderohen si të parëndësishme e të pavlefshme dhe vijmë në këtë fazë. Këto vendime ishin dhënë muaj më parë, para zgjedhjeve lokale, dhe ata duhet të ishin ndoshta dhe në gjykata për të ankimuar vendimin për prishjen”, tha Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca: Në lidhje me prishjet e ndërtimeve në Theth dhe Valbonë, kemi shkuar në vend, jemi takuar me qytetarët, kemi konstatuar disa problematika në bashkëpronësi. Sa i takon paketës së maleve s’ka qenë në fokus të Avokatit të Popullit.
kemi marrë iniciativë kemi shkuar në vend, kemi evidentuar disa problematika. Kemi një qëndrim, megjithëse kemi keqardhje të madhe, këta banorë kanë marrë vendim prishje, para datës kur kanë ardhur fadromat. Jemi duke shqytuar të gjithë dokumentacionin Ne kemi shqetësim kryesor, që afatet proceduriale mund të mos jenë zbatuar, por dhe nga ana e qytetarëve, të gjitha vendimet për prishje konsiderohen si të parëndësishme e të pavlefshme dhe vijmë në këtë fazë. Këto vendime ishin dhënë muaj më parë, para zgjedhjeve lokale, dhe ata duhet të ishin ndoshta dhe në gjykata për të ankimuar vendimin për prishjen.
and then