Crystal Palace “fshin” Liverpool, ndizet alarmi i kuq, 6 humbje në 7 ndeshje, reagon Slot

6 humbje në 7 ndeshjet e fundit janë shifra alarmante, por trajneri Slot nuk preket, të paktën jo për momentin. Liverpool pësoi një tjetër disfatë të rëndë, këtë herë në Carabao Cup, me Crystal Palace që i nxori jashtë Kupës së Ligës pas suksesit 0-3 brenda në “Anfield”. Trajnerit Slot i kushtoi shumë shtrenjtë rotacioni i madh që kishte bërë në këtë takim.

Pa Van Dijk, Konaté, Szoboszlai, Gakpo, Wirtz, Salah dhe Ekitike, Liverpool ishte shumë i prekshëm, me Sarr që i goditi dy herë në limitet e pjesës së parë. Sulmuesi nga Senegali realizoi golin e parë në minutën e 41-të, ndërsa katër minuta më pas kompletoi “dopietën” e tij personale. Të kuqtë u përpoqën të riktheheshin në lojë në fraksionin e dytë, por pa sukses, jo vetëm kaq, por Pino në minutën e 88-të sigloi shifrat përfundimtare në 0-3.

Pavarësisht humbjes dhe eliminimit, trajneri Slot nuk shfaqi pendesë për faktin që la pushim pjesën më të madhe të titullarëve: “Ky klub e ka përdorur këtë turne gjithmonë për të aktivizuar lojtarët e akademisë. Mu duk një vendim i drejtë dhe nuk kam ndryshuar mendim tani që humbëm. Të lush 3 ndeshje në 7 ditë mes Premier dhe Champions është një sfidë. Grupi ynë nuk është i fryrë sa shumë mendojnë”, u shpreh Slot.

Kalon më tej në fazën çerekfinale edhe Newcastle, me “qymyrxhinjtë” që triumfuan 2-0 përballë Tottenham.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×