
Erjon Bogdani nis një tjetër kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike. Pasi ka lënë atë të futbollistit, ish-sulmuesi i Kombëtares ka veshur edhe tutat e trajnerit apo edhe të drejtorit të akademisë në Itali, ku për të ka nisur një aventurë e re në Serinë B.
Bogdani do të jetë nga dita e sotme një asistent i drejtorit sportiv të klubit të Mantovës, i cili ka vendosur të bëjë ndryshime në departamentin sportiv. Sot Mantova emëroi si drejtor të ri sportiv ish-mbrojtësin Leandro Rinaudo, i cili më parë kishte mbajtur këtë detyrë te Palermo.
Sipas njoftimit të klubit, ai ka marrë si asistent të tij në këtë rol pikërisht Bogdanin, përkrah të cilit ka punuar në vitet kur të dy ishin pjesë e strukturave të Palermos, njëri si drejtor sportiv, e tjetri si përgjegjës i futbollit të moshave.
Të dy do të kenë një detyrë të vështirë për të ringjallur klubin i cili nuk po bën mirë në këtë edicion në Serinë B, ku mban vendin e fundit me 5 pikë pas 10 ndeshjesh.
and then