Eurodeputetja Arba Kokalari: Mësimi i historisë se Musinesë, vaksinim kundër diktaturës

Promovimi i librit “Musine Kokalari”- një yllësi”, e solli më të plotë figurën e shkrimtares e politikanes së viteve 1940, erdhi më e plotë. Studiues të disiplinave të ndryshme vunë në dukje, veçanti të saj në letërsi e politikë, vlera që e vunë dhe familjen e saj në qendër të përndjekjes komuniste. Studiuesi Uran Butka u ndal te përballja e saj me diktatorin.

“Ju jeni duke me ndëshkuar për idealet e mia, thoshte Musineja. ‘Asnjë letër për falje thotë Enver Hoxha, asnjë letër për falje nuk ka dërguar që nga viti 1946… preferoi burgun si armike e partisë dhe tani po vdes e vetme. U mundova ta zhduk, por nuk është e lehtë të zhdukësh një njeri si ajo”, citoi Butka.

E pranishmë në promovim, bashkë me pjesën tjetër të familjes Kokalari, ishte edhe Arba Kokalari, eurodeputete, pinjolle e familjes e përfaqësuese e Suedisë në Parlamentin Evropian. Në fjalën e saj, ajo theksoi rëndësinë e mësimit të historisë.

“Historia e familjes sonë, ka qenë arsyeja më e madhe që unë jam futur në politikë në Suedi e kam përgjegjësinë që të luftoj për këto vlera e tani që kam shansin se nuk rrezikoj jetën si ajo. Po të tregojmë historinë e saj, është një mënyrë për të vaksinuar shoqërinë kundër diktaturës, po të tregojmë historinë është vaksinim për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”.

E pyetur më tej sa i takon procesit të integrimit dhe ndikimit që ka çështja e të zhdukurve në diktaturë, pasi trupat e të dënuarve vijojnë ende të vuajnë dënimin, sepse shteti shqiptar nuk firmos një VKM që lejon zhvarrimin dhe rregullon procesin e kërkimit, Kokalari tha:  “Drejtësia është baza e kritereve që të futet Shqipëria në Bashkimin Evropian. Viktimat e komunizmit duhet të kenë drejtësi, është shumë e rëndësishme që Shqipëria e shqiptarët ta lënë komunizmin nga pas e të shohin nga e ardhmja. Drejtësia e pavarur dhe institucionet e forta janë shumë të rëndësishme për viktimat e komunizmit dhe për këtë çështje”, tha eurodeputetja.

Familja Kokalari vuajti persekutimin komunist me të pushkatuar e të dënuar si kundërshtarë të regjimit dhe mbrojtës të lirive e të drejtave. Musineja e kaloi një pjese te jetës e dënuar me internim ne Rrëshen dhe e sëmurë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×