
Bylisi gjeti fitoren me Vorën, në një duel ku ballshiotët edhe pse me 10 veta dhanë shpirtin në fushë dhe sakrifikuan për 3-pikëshin, ndërsa duke rikuperuar disi edhe pozitat e pikaverazhit në renditje.
Faza e parë e gjen Bylisin me 9-të pikë dhe tashmë mallakastriotët edhe më të konsoliduar nisin fazën e dytë, e cila u rezervon një kalendar shumë të fortë që në start. Dy fitore, ndaj Partizanit e Vorës dhe barazim me Tiranën, Flamurtarin dhe me Dinamon në transfertë, ky është bilanci i nëntë javëve të para të skuadrës bardhëkuqe.
Bylisin e pret në fundjavë transferta me Tiranën, një duel mjaft i fortë. Kujtojmë që sfida e parë në Ballsh përfundoi 0-0, por që jo ndeshje do të jetë ndryshe. Ballshiotët duan që të mos dalin pa pikë, e vështirë por jo e pamundur, e megjithatë trajneri Mirel Josa e njeh mirë mentalitetin e skuadrës bardheblu, ndaj edhe përgatitjet te Bylisi në prag të këtij dueli, kanë nisur fill pas Vorës. Ballshiotët kanë pak ditë në pozicion ndaj edhe kërkojnë që të shfrytëzojnë në maksimum afati kohë për ta nisur mbarë pjesën e dytë të garës.
MUNGESAT – Ballshiotëve nuk po u ndahen mungesat nëjavët e fundit, madje lojtarë titullarë. Në Tiranë do të ketë mungesën e dy mbrojtësve të qendrës, siç janë Marin Abazaj dhe braziliani Bruno. Në dyshim edhe Abubakar Kamara, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës janë në rregull.
Mallkastriotët janë në kushte grumbullimi, ndërsa synimi është që të vijojnë me ecuri pozitive edhe ndaj Tiranës, të dielën në “Selman Stërmasi”. Por fakti që janë gati disa lojtarë të tjerë si Idrisu, Uankeuai e Sanogo, bën stafin të jetë pak më i qetë. Pa thënë se edhe Sulovari është në formën e tij optimale. Pra, faza e dytë e gjen Bylisin më të plotë si skuadër dhe ballshiotët synojnë që të ngjiten renditje.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then