
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka vendosur sot, më 30 tetor 2025, regjistrimin e Gjergji Nikës si kandidat për Kryetar Bashkie në Vlorë për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 9 nëntor 2025.
Vendimi, i marrë unanimisht nga gjyqtarët e trupës së Kolegji Zgjedhor, shfuqizon më parë refuzimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe e konfirmon Nikën në listën e kandidatëve të zgjedhësve për disa njësi të qeverisjes vendore.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është i formës së prerë.
Kujtojmë se KQZ dhe KAS e përjashtuan Nikën nga gara me argumentin se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar për të garuar si kandidat i pavarur. Nika hyn në garë si kandidat i pavarur kur do të ketë kundër PD dhe PS.


and then