
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka mbajtur një fjalë të fortë në seancën plenare të Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën dhe zyrtarë të saj për kapjen e drejtësisë dhe për degradimin e sistemit gjyqësor në vend.
Në fjalimin e tij, Noka iu drejtua drejtpërdrejt kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke e akuzuar se drejtësia aktuale është produkt i lidhjeve familjare dhe politike të mazhorancës.
“Motra e Belindës ka prodhuar këtë drejtësi, ka prodhuar drejtësinë tënde,” tha Noka.
“E ka prodhuar këtë drejtësi Genta Bungo e Fatmirit. E ka prodhuar edhe ky Olsi Komici që e keni bërë deputet. Çfarë janë këto? Nuk janë partia? Keni vënë familjarët tuaj që të përcaktojnë drejtësinë,” shtoi ai.
Demokrati shprehu indinjatën e tij për vonesat në sistemin gjyqësor dhe për mungesën e besimit të qytetarëve tek drejtësia, duke e lidhur këtë me rastin e Astrit Kalasë, për të cilin tha se “u vra nga mllefi i sistemit që ka ngritur kjo qeveri”.
“Ndjej dhimbje për vrasjen e të ndjerit Astrit Kalaja. Ai mori mllefin e sistemit që keni ngritur ju. Duhen 20 vjet që të marrë vendim drejtësia, duhen 1200 ditë që të zbardhet një vendim gjykate. S’ka qenë kurrë drejtësia në këtë derexhe,” theksoi Noka.
Flamur Noka: Motra e Belindës ka prodhuar këtë drejtësi, ka prodhuar drejtësinë tënde (i drejtohet Ballës). E ka prodhuar këtë drejtësi Genta Bungo e Fatmirit. E ka prodhuar edhe ky Olsi Komici që e keni bërë deputet. Çfarë janë këto? Nuk janë partia? Keni vënë familjarët tuaj që të përcaktojnë drejtësinë. Ku jemi sot? Ndjej dhimbje për vrasjen e të ndjerit Astrit Kalaja. Ai mori mllefin e sistemit që keni ngritur ju. Duhen 20 vjet që të marrë vendim drejtësia. Duhen 1200 ditë që të zbardhet vendimi i gjykatës, s’ka qenë kurrë drejtësia në këtë derexhe. Mllefi ndaj sistemit që ngritët ju mori në qafë Astrit Kalanë. Bëni vjersha sa të doni, perceptimi tek shqiptarët është tjetër. Drejtësi me Irena Gjokën të dënuar në Greqi dhe e mbani ju, a nuk është drejtësi politike?
and then