I turpëroi Elbasani, “dridhet” stoli i Roberto Bordin

6 pikë në 9 javë janë shifra alarmante, me Tiranën që e ka të vështirë të dal nga “zona e kuqe”. Për të renduar akoma më shumë situatën mendoi Elbasani, me “tigrat” verdheblu që triumfuan me “poker” golash brenda në “Air Albania”. Kjo ishte një disfatë shumë e rëndë që shkund në themel stolin e trajnerit Roberto Bordin.

Përpara këtij takimi, tekniku italian nuk u shfaq i shqetësuar për situatën, i bindur që do të ketë kohë deri në janar për të korrigjuar gabimet e bëra. Ndryshe nga perceptimi i trajnerit, në tavolinën e presidentit Halili është edhe opsioni për një shkarkim të parakohshëm pasi dukshëm ekipi i tij e ka të vështirë të dalë nga kriza e madhe që i ka mbërthyer.

Me 5 ndeshje me Bordin në stol, Tirana ka marrë vetëm 5 pikë. Triumfi në derbi përballë Partizanit ishte thjesht një iluzion i bukur pasi 3 sfidat pasuese bardheblutë kanë marrë vetëm 1 pikë. Vendimtare për të ardhmen e Bordin pritet të jetë sfida e radhës, ajo kundër Bylis me 2 nëntor ku 3 pikët janë detyrim.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×