“I vetmi në vend në Europë që s’ka marrëdhënie me Rusinë. Të kemi planin e paqes!”, Rama nga Parisi: Vizita e nivelit të lartë që në 1960-ën. S’më pëlqen!

Kryeministri Edi Rama deklaroi hapur qëndrimin e tij kritik ndaj Rusisë. Ai tha se Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që nuk ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë, ndërsa shtoi se vizita e fundit e nivelit të lartë ishte në vitin 1960.

Ai tha se Europa duhet të ketë një plan lufte, dhe të mendohet për paqe.

“Kur vjen fjala për Ukrainën. Më duhet ta sqaroj. Ndonjëherë është mjaft deliakte. Të flasësh në mjedisin perëndimor pa u editkeduar. Unë përfaqësoj një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë. Ose ka shkallën më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë.

Dhe përfaqësoj të vetmit vend që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur që nga viti 1960. E prej nga ku asnjë prej udhëheqësve, nuk ka udhëtuar drejt Rusisë. Në komunizmi i patëm në formën më të keqe sepse qëndruam stalinistë. Edhe kur e ata e braktisëm Stalinin nuk na merr malli për ata. Nuk kemi pasur asnjë vizitë të nivelit të lartë por as para ruse. Pra ky jam unë dhe këtë përfaqësoj.” , tha Rama.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×