Kodi i ri Penal, Lamallari në Kuvend: Drafti do të marrë dakordësinë e BE-së, do të jetë produkti më i mirë që kemi patur

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fjalën e tij gjatë seancës së sotme në Kuvend, duke iu përgjigjur interesimit të deputetëve për Kodin e ri Penal, tha se ky produkt do të jetë dokumenti më i mirë që kemi patur ndonjëherë.

Lamallari tha gjithashtu se, Kodi i ri Penal do të marrë dakordësinë e Bashkimit Evropian. Sipas ministrit të Drejtësisë, Kodi Penal nuk matet me numrin e dispozitave, por me cilësinë dhe garancitë që jep.

“Unë nuk mendoj që Kodi Penal matet me numrin e dispozitave që ai ka, por në thelb matet me cilësinë dhe garancitë që ai ofron në mbrojtje të interesit publik, të qytetarëve, të ekonomisë dhe parandalimit të tendencave kriminale.

Nuk është nevoja të bëj referenca në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian të cilat kanë Kode me 700 apo 800 dispozita, si Italia, Spanja etj.

Si harmonizohen dispozitat në një Kod kjo i përket teknikës legjislative. E rëndësishme është që ne të adresojmë 54 direktivat e Bashkimit Europian të cilat duhet të bëhen pjesë e kuadrit ligjor vendas. Dhe në fund të kemi një produkt që garanton gjithëpërfshirjen dhe transparencën”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari tërhoqi gjithashtu vëmendjen e deputetëve, që nuk janë të pranishëm në sallë për të dëgjuar raportimet që bëjnë krerët e institucioneve të drejtësisë.

Ai tha gjithashtu së është miratuar Udhëzimi për Metodologjinë e Mbledhjes së të Dhënave Statistikore të Sistemit të Drejtësisë, si dhe po ecën shumë mirë puna për Regjistrin Elektronik të Dokumentacionit për Cështjet Pronësore.

 

 

 

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×