
Lideri i opozitës Sali Berisha ka qenë i ashpër në fjalën e tij, pasditen e së enjtes në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, duke akuzuar socialistët se kanë organizuar dy gjyqe në të njëjtën ditë, për Erion Veliajn dhe thirrjen në SPAK të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Berisha tha se lubia (Belinda Balluku), do t’i nxjerrë një e nga një.
“Kur tjua nxjerrë Lubia një nga një çfarë do bëni ju? Rregulluat 2 gjyqe në të njëjtën ditë që t’i vrisni me zhurmë
Ja nesër e rregulluat që ti bëni 2 gjyqe në të njëjtën ditë, i vratë një e nga një për të bërë zhurmë, po cdo bëni nesër, pasnesër ”, tha Berisha.
Më pas ai u përfshi në një debat me ish-ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja duke e quajtur të inkriminuar pasi sipas kreut të PD, përmes telefonit të Manjës, Rama ka kërcënuar prokurorin Dritan Prençi.
“Të ka përdorur telefonin, duke të bërë kokë turku, por sot të mbron Dumani. Por nesër nuk do të mbrojë më. Ku i ke kostumet e Altin Hajnit.
Ulëzi të garantoj se në kërkim do të përfundosh si Altin Hajni ”, tha Berisha ndërsa deputeti i PS Ulsi Manja zhveshi xhaketën duke shkaktuar të qeshura në radhët e deputetëve të PS.
and then