
Skuadra e Lakers arriti një fitore “in extremis” ndaj Minnesota me shifrat 116-115 jashtë fushe. Edhe një herë vendimtar ishte Austin Reaves, që realizoi 28 pikë e 16 rebound, mbështetur edhe nga LaRavia me 27 pikë. Sukses që merr vlerë të shumfishtë për kalifornianët, duke marrë në konsideratë mungesat e dy yjeve të saj: Le Bron James dhe Luka Donçiç.
E njëjta situatën edhe në fitoren e Memphis, 114-113 ndaj Phoenix, ku Ja Morant realizoi 28 pikë. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri edhe Houston, që mundi 139-121 Toronto, sfidë ku u dallua Kevin Durant me 31 pikë. Duket se Boston ka lënë pas krizën e javëve të para, duke fituar 125-105 ndaj Cleveland. 8 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Brown me 30 pikë. Dallas, falë 64 pikëve të lojtarëve të stolit, mundi 107-105 Indiana.
Nikola Jokic realizoi një “triple double” (21 pikë, 12 rebound, 10 asist) në fitoren 122-88 të Denver ndaj New Orleans. E pamposhtur skuadra e Chicago, që mundi 126-113 Sacramento, ku protagonist ishte Buzelis me 27 pikë.
and then