“Ndalo!”/ 39-vjeçari në Lezhë s’i bindet urdhrit të policit, por e godet me grusht, arrestohet

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 39 vjeç, banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. P., 28 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi te kryqëzimi i Shëngjinit, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. C., 62 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasi R. C.;
-një 16-vjeçar, pasi është konstatuar në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. P., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-F. J., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu gjetën në çantë, dy fishekë të dyshuar për armë zjarri, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×