
Vonesat në proceset gjyqësore kanë qenë tema e diskutuar sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku avokati Gylsen Zhllima ka ngritur shqetësimin për gjendjen e sistemit të drejtësisë dhe mungesën e infrastrukturës në gjykata.
Zhllima theksoi se shoqëria dhe politika mbajnë përgjegjësinë për “rrëmujën e paprecedentë” në një vend që, sipas tij, po përpiqet të bëjë një reformë.
Ai shtoi se protestat e avokatëve duhet të vijojnë, pasi, siç tha ai, zhvillimi i seancave në kushte të papërshtatshme përbën shkelje të rëndë të solemnitetit gjyqësor.
“Shoqëria dhe politika janë shkaktarët e kësaj rrëmuje të paprecedentë në një vend që tenton të bëjë një reformë.
Ne normojmë ligje por na mungon infrastruktura në sallat e gjyqit.
Duhet të vijojnë protestat e avokatët pasi nuk mund të zhvillohet mbajtja e seancave në gjyq, duhet të ndalohen në mënyrë taksative pasi gjyqtari nuk është i kontrolluar.
Nuk ka solemnitet, gjyqtari që bën këtë veprim ka shkelur të gjitha dispozitat. Kjo nuk është drejtësi.
Vrasja e gjyqtarit nuk ishte një veprim kundër një individi, magjistratit konkret, ishte një revoltë ndaj sistemit”, tha ai.
and then