“Parlamenti është kthyer në institucion i vuajtjes së dënimit”, Blushi: Treçereku i deputetëve të maxhorancës të kallëzuar në SPAK

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PL, Tedi Blushi, në një deklaratë jashtë ambienteve të Kuvendit theksoi se parlamenti është kthyer në një institucion të vuajtjes së dënimit.

Blushi tha se treçereku i deputetëve të maxhorancës janë të kallëzuar në SPAK.

“Jemi hapa 100% pas sa i përket jo vetëm luftës kundër korrupsionit, por edhe sa i përket përpjekjeve për të rikthyer ligjshmërinë në vend.
Sot ju e patë se si argumenti për të mos shkarkuar Kryetarin e Kuvendit, u mbrojt nga një ish-ministër i Edi Ramës, i cili është kallëzuar në SPAK, i cili ende nuk është hetuar realisht në lidhje me aferën Mckonigal, në lidhje me faktin se është ministri i cili i fali CEZ-it 600 milionë euro dhe i referohem Z. Gjiknuri dhe për më tepër një rezultat votimi që në fakt konfirmoi që në krye të Parlamentit tanimë është instaluar me forcë kartoni paligjshmëria.

Kemi një Kryetar të paligjshëm, i cili është recitivist sa i përket shkeljes së Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, por më e rëndë akoma, jemi Parlamenti i vetëm në Rajon dhe sigurisht edhe në Europë, ku në krye të Parlamentit kemi një ish-ministër të qeverisë së Edi Ramës, i cili dhe për të cilin nuk përfundojnë kurrë hetimet në lidhje me kallëzimet e bëra ndaj tij në SPAK si përgjegjës jo vetëm për helmimin e qytetarëve shqiptarë me aferën e Silikon Mix-it, por edhe si një Kryetar Parlamenti ushtar të mafies së inceneratorëve.

Ndaj ky rezultat i sotëm konfirmoi plotësisht gjetjet shumë të drejta të indeksit të sundimit të ligjit në Shqipëri dhe për më tepër akoma, një sallë Parlamenti që është shndërruar në fakt si një institucion i vuajtjes së dënimit, ku treçereku i deputetëve të mazhorancës janë të kallëzuar në SPAK, por që sigurisht që nuk hetohen dhe e patë edhe qershinë mbi tortë, rikthimin në foltoren e Qeverisë të Belinda Ballukut, që tanimë i ishte larguar edhe nxirja e syrit.

Është e papranueshme që paligjshmëria në fakt po kthehet në normë në një institucion i cili duhet të jetë shembull për respektimin e ligjit dhe të Kushtetutës.

Gjithashtu, më lejoni të shpreh qëndrimin e qartë të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë në lidhje me dështimin flagrant të Reformës në Drejtësi ose më saktë të suksesit të Ramaformës, e cila e ka shndërruar sot Shqipërinë shumë hapa pas edhe në raport me Vietnamin komunist, me Vietnamin një partiak, ku sundimi i ligjit dhe respektimi i ligjit rezulton që është më i lartë se në një Republikë që presupozohet është demokratike dhe për më tepër një vend që është edhe anëtar i NATO-s, sikundër është Shqipëria.

Pyetje: Rasti i Znj. Balluku nuk është sukses i Reformës në Drejtësi?
Përgjgije: Të besosh se Znj. Balluku po hetohet nga një strukturë, e cila qartësisht ka vetëm një mision, të mos ndalojë gjakderdhjen financiare që vijon ende më fort me financat publike.

Sot pas hekurave ndodhet edhe ish – kryetari i bashkisë së Tiranës, por afera e inceneratorit që nuk ekziston, pagesat për inceneratorin ende vijojnë.
Ju besoni se mund të ketë një hetim real për Znj. Balluku, ndërkohë që të gjithë aferat korruptive të firmosura me firmë të saj do të dalin?
Të jeni të bindur që jo, sepse pas saj qëndron vetëm një emër i vetëm dhe ky është Edi Kristaq Rama.

Pyetje: Keni informacion nëse ka dakordësi mes PS dhe Opozitës për të ngritur dy Komisionet Hetimore?

Përgjigje: Z. Balla e ka shprehur qartë vullneti politik të mazhorancës për ti vënë kapak çdo afere ku është përfshirë Edi Rama.
Unë nuk besoj se ka një sinqeritet politik nga ana e përfaqësuesve të një shumice, e cila siç theksoi edhe raporti i OSBE-ODIHR-it, nuk ka dalë dhe nuk është vullneti i shqiptarëve, nuk ka dalë nga zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme dhe kjo shumicë që ka ardhur në këtë Parlament vetëm për të mbrojtur interesat kriminale, të votojë për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë.

Qëndrimi i tyre ka qenë i qartë, që ata nuk do të pranojnë kërkesat e opozitës për të hetuar aferat e Kryeministrit Edi Rama, hetimi i të cilave me shumë se kurrë është një domosdoshmëri për sa kohë, e theksoj, SPAK nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka përkeqësuar Shqipërinë në raport me luftën kundër korrupsionit, jo me disa pikë, por 100%.

Të jeni të bindur që opozita do të bëjë gjithçka, ka bërë gjithçka dhe do të vijojë të bëjë gjithçka për t’u treguar shqiptarëve të vërtetat në raport me lidhjet kriminale të drejtpërdrejta të Edi Ramës dhe familjarëve të tij me krimin e organizuar dhe me kartelet më të rrezikshme të drogës vendase dhe ndërkombëtare.”, tha Blushi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×