Perez tregon vështirësitë: As Hamilton dhe Leclerc nuk do të mbijetonin me Verstappen

Vendimi për të qenë në sediljen e dytë të Red Bull është një nga më të lakmuarit, por edhe më të frikshmit në Formula 1. Të ndash garazhin me Maks Vershtapenin mund të jetë po aq përfitim sa edhe mallkim. Përveç Karlos Sainzit te Toro Roso (tani Racing Bulls), me të cilin Vershtapen pati një rivalitet të fortë gjatë sezonit të tyre debutues, katër here kampioni i botës ka dalë fitimtar kundër të gjithë shokëve të tjerë të skuadrës në ekipin kryesor: Daniel Rikardo, Pierr Gasli, Aleks Albon, Serxho Perez, Liam Louson dhe Juki Tsunoda.

Nga të gjithë këta, Serxho Perez ishte ai që ndau më shumë kohë me Vershtapenin, nga viti 2021 deri në 2024-ën. Në 90 gara së bashku, ai arriti ta mposhtë vetëm 10 herë në duelet për “pole position” dhe 11 herë në garat për pike, një bilanc shumë i vështirë për çdo pilot në grilë, madje edhe për Hamiltonin apo Lëklerkun, siç e theksoi vetë Perez. Piloti i ardhshëm i ekipit Kadillak ka dhënë këndvështrimin e tij mbi sfidën që përbën të jesh shok ekipi me “Mad Max”:

“Është një vend shumë i komplikuar. Natyrisht, të jesh në krah të Maksit është tashmë e vështirë, por të jesh në Red Bull me të është diçka që njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht. Ka shumë gjëra që mund të t’i tregoj, por në thelb është një punë jashtëzakonisht e lodhshme për një pilot. Nuk ka pilot që mund të mbijetojë atje. Qoftë Hamilton apo Lëklerk, të gjithë do të ishin të dënuar.

Nuk më pëlqen t’i kritikoj ata që janë në atë pozitë, sepse edhe unë kam qenë aty. E di saktësisht se çfarë po përjetojnë”, deklaroi Perez. Sipas pilotit meksikan, pjesa më e vështirë lidhet me mënyrën se si është e ndërtuar makina: “Për një pilot, është shumë e vështirë të duhet të mendosh vazhdimisht se si të drejtosh. Duhet të përshtatesh me stilin e drejtimit të Vershtapenit. Nuk është se makina është e keqe, por balanca e saj është shumë specifike dhe nëse nuk e drejton si ai, je plotësisht i humbur”, përfundoi Perez.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×