Roma presion Napolit, i kap në krye, Torino merr pikë me legjionarët në stol (VIDEO)

Roma i përgjigjet Napolit, “thyen” 2-1 Parma dhe kap blutë në krye të Serie A në kuotën e 21 pikëve. Në “Olimpico”, Soule tundi rrjetën me një goditje të bukur në minutën e 40-të, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Më në fund, pas disa tentativave në minutën e 60-të, Hermoso me një goditje të bukur me kokë kaloi Romën në avantazh.

Zhbllokohet edhe Dovbyk, me “bomberin” ukrainas që në minutën e 80-të pas një rrëmuje në zonë dyfishoi shifrat. Parma vetëm sa trazoi këtë sukses duke ngushtuar shifrat në 2-1 në minutën e 86-të, por pa mundur t’i prishin festën ekipin kryeqytetas.

Me 3 pikë nga java e 9-të doli edhe Como, me ekipin e Fabregas që triumfoi 3-1 përballë Verona-s.

Një pikë të rëndësishme mori këtë javë edhe Torino. Pa Asllanin dhe Ismajlin titullarë, “demat” barazuan 0-0 në transfertë përballë Bologna-s. Dy legjionarët kuqezi u aktivizuan vetëm në pjesën e dytë. Asllani u hodh në fushë në minutën e 57-të, ndërsa Asllani në minutën e 79-të.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×