“S’na falet që një gjyqtar vritet në gjykatë”, Topalli: Reforma në drejtësi, eksperiment më i dështuar!

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, nga foltorja e Kuvendit teksa bëri një skanim të reformës në drejtësi deklaroi se qytetarët kanë humbur besimin te drejtësia. Ajo tha se dhe qeveria e ka pranuar ‘dështimin’.

Ajo tha se reforma në drejtësi është eksperimenti më i dështuar.

“Ndodh dhe ka që edhe reformat dështojnë. Kur reformat dështojnë në drejtësi, sigurisht që kjo është shumë e rrezikshme se dështimi i çdo reforme i çdo rreziku.
Kur pushteti refuzon dështimin e reformës atëherë ne kemi përballje me një alarm të madh që quhet shtet.

Pas 10 viteve ne përballemi me një situatë, që nuk ka lidhje çfarë lexohet në letra. As me ato raportet sa po dëgjuam.

Pas 10 viteve ne kemi përjetuar 5 vite pa Gjykatë Kushtetuese, por kemi jetuar me një sistem shtet arbitrar. Në këto vite kemi jetuar me mungesën e gjykatës së lartë. Do të thotë se ne kemi pasur një shtet në koma. Përgjatë periudhe ne përballemi, në gjykata dhe prokurori që mbi 33% ka vakanca dhe janë të paplota.

Nëse në një zyrë gjykate mungon gjykatësi, aty ligji vdes, nëse në një zyrë mungon prokurori aty krimi jeton. Nëse në një vendim gjyqësor ne duhet që ta marrim pas 16 vitesh, kjo ka të bëjë koha dhe ndikimi i tij në vënie e drejtësisë.”, tha Topalli.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×