
Blesing Eleke ishte një nga largimet e Partizanit pas përfundimit të edicionit që kaloi. Sulmuesi 29-vjeçar vendosi ta vazhdojë karrierën në Hungari ku po luan me Kazincbarcikai.
Dje ka shënuar golin e dytë me peshë për skuadrën e tij. Goli e dërgoi ekipin e tij në fazën 1/8 të Kupës së Hungarisë, ndërsa e shënoi në minutën e 85-të.
Eleke bënte të njëjtën gjë një fazë më parë duke shënuar golin e vetëm të takimit. Te Partizani ndërkohë mbahet mend për golat ndaj Skënderbeut, Laçit dhe Elbasanit.
and then