“Vijmë nga Ferri, jemi lajmëtarë, na dëgjoni!”/ Rama batuta në Paris: BE është ballkanizuar. Shqiptarët meritojnë vend në Parajsë, për britanikët e francezët s’jam i sigurt

Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në Paris ku edh epo mbahet Forumi i Paqes.

“Bashkëpunimi rajonal nuk është alternativë, por e vetmja rrugë për anëtarësim në BE. S’mund të jemi europianë në Europë dhe ballkanas në Ballkan edhe pse e shoh që BE është ballkanizuar dhe po krijohen probleme.
Shihni Francën dhe Britaninë.
Mos kërcënoni, bashkëpunoni, sepse vijmë nga Ferri dhe jemi lajmëtarët. Nëse duan të na dëgjojnë ok, nëse jo prap ok. Kur bota të shpërthejë nuk do jetë faji i Shqipërisë. Nëse bëhet mirë do të themi bëmë pjesën tonë.
Kur të shkojmë përballë Shën Pjetrit do na jepet një vend në Parajsë se jemi shqiptarë, për francezët dhe britanikët nuk jam i sigurt”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×