Zv/kryeministrja nën hetim nga SPAK, Baçi: Ngritja e akuzës ndaj Ballukut mund të sjellë shkarkimin e saj

Gazetari Fatjon Gjinaj, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar marrjen nën hetim të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, duke theksuar se situata mund të ketë pasoja politike për qeverinë.

Sipas tij, është hera e parë që kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë duke deklaruar se do të “lërë drejtësinë të bëjë punën e vet”, ndërkohë që në raste të tjera, një deklaratë e tillë është bërë më vonë.

“Do ketë pasoja politike. Për herë të parë shoh Ramën që tha se do lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet, ndërsa për raste të tjera e ka bërë shumë më vonë këtë lloj deklarate,” tha Gjinaj.

Gazetari shtoi se përgatitjet e Ballukut për të shkuar në SPAK e shoqëruar me avokat nënkuptojnë se mund të ketë një akuzë ndaj saj, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e lëvizjeve politike brenda mazhorancës.

“Lajmet që Balluku do shoqërohet me avokat, nënkuptojnë që do ketë akuzë kur të shkojë në SPAK. Gjasat janë që po mendohet dhe mund të kemi një rokadë të shpejtë dhe ndryshime,” u shpreh ai.

Gjinaj theksoi se në raste të ngjashme në të kaluarën, Rama ka ndërmarrë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke parë këtë si një skenar të mundshëm edhe këtë herë.

“Kur janë bërë akuza të tilla, Rama ka bërë lëvizje politike. E shoh të mundshme në këtë rast shkarkimin e Ballukut,” tha gazetari.

Në përfundim, ai nënvizoi se, sipas të dhënave që qarkullojnë, nesër SPAK pritet të ngrejë zyrtarisht akuzë ndaj Belinda Ballukut, zhvillim që do të pasohet nga një reagim i menjëhershëm politik.

“Me shumë gjasa nga të dhënat që janë, nesër do ketë një akuzë ndaj saj nga SPAK,” përfundoi Gjinaj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×