
Malisheva ka ndarë rrugët me trajnerin Qatip Osmani. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Superligës së Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Qatip Osmani ka ofruar dorëheqje, e cila është pranuar nga Malisheva.
“Edhe pse rezultatet nuk ishin në nivelin e pritjeve, klubi fitoi një mik të çmuar dhe përfitoi nga eksperienca e tij e pasur, sidomos për lojtarët e rinj”, thuhet në komunikatë. Malisheva renditet në vendin e shtatë.
and then