
Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, ka kujtuar momentet kur ish kryeministrit i ka ndërruar jetë nënë ndërkohë që ishte në burg.
Viktor Agolli ka treguar se për pak ai nuk do të mundte të ishte pjesë e ceremonisë së përcjelljes të së ndjerës për në banesën e fundit, madje për një gjë të tillë është dashur ndërhyrja e Ambasadës Amerikane.
“Fatkeqësia më e madhe e Nanos ishte kur i ndërroi jetë nëna, por makabriteti më i madh ishte ajo iu bë nga Berisha dhe Meta që i shkatërruan karrierën. Me zor e lanë të varroste nënën vetëm pas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane”, ka rrëfyer ai.
Agolli ka treguar detaje edhe nga momentet kur Nano është liruar nga burgu, ku e para gjë që bëri ishte të takonte babanë e tij.
“Erdhi nga Burgu i Bënçës në Tiranë pasi i rrezikohej jeta. Qeveritarët e asaj kohe të PD i thonin dil nga burgu, por ai e vuajti deri në ditën e fundit. Doli nga burgu më 13 mars, ndenji vetëm 10 minuta në familje ku takoi babanë, dhe u nis për në Spille ku ndenji 3 ditë në shtëpinë e Astrit Mërtirit”, tha ai.
and then