“Cilat ishin veprimet tuaja për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit?”, Veliaj sqaron Zaçajn: Më kthyen përgjigje cinike që; po deshe hajde!

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa është pyetur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese mbi procedurat e njoftimit të tij për mbledhjen e Këshillit Bashkiak, si dhe për hapat që ai mori për të qenë pjesë e mbledhjes, ku dhe u shkarkua nga detyra. Veliaj tha se nuk ishte interesuar Këshilli që ai të ishte i pranishëm, por vetë ai.

Zaçaj:
Në momentin kur morët vesh që do të kishte një mbledhje. A tentuan që të merrnit pjesë në mbledhje?

Avokati i Veliajt: Nga ana e kryetarit të bashkisë, pasi është vënë në dojeni të mbledhjes, ka bërë kërkesë në Drejtësinë e Burgjeve. I është bërë dhe SPAK-ut. Nga ana e Burgjeve u tha se kishte pengesë.

Veliaj: Në fakt s’më kanë njoftuar ma ata, por unë ata. Përgjigja cinike është; po munde eja, po s’munde, mos eja. Kjo është fyerje, jo për mua por për ligjin. Kjo është përgjigja ime.
Avokati: nga ana jonë edhe më përpara, është bërë kërkesë për leje të veçantë, siç ishte që të shoqëronte djalin e tij ditën e parë të shkollës. U refuzua leja e veçantë. Ishte vetë ftesa e Veliajt që të ishte në këshillin bashkiak. Ne nuk mund t’i drejtoheshin vetë drejtorisë së Burgjeve. Nëse ne do të ishim të pranishëm në Këshill, s’do të ishte në mbrojtje të mandatit prania jonë. Po të ishim ne aty, do të ishin sa për sy e faqe.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×