E pandehur e SPAK/ “Jo vetëm tuneli i Llogarasë”! Detaje nga hetimet për Ballukun, prokurorët po verifikojnë disa tendera rrugësh. Gazetarja: Ka dyshime të arsyeshme për…

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është zyrtarisht e pandehur e Prokurorisë së Posaçme. Këtë të premte asaj iu komunikuan akuzat nga ana e prokurorit Dritan Prençi, për shkelje të barazisë në tendera.

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja për News24 dhe , lidhur me hetimet ndaj Ballukut.

Prokuroria e Posaçme, krahas tunelit të Llogarasë, ka marrë në “lupë” disa tendera rrugësh, ku ka dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me shkelje. Nën akuzë ndërkohë janë bashkëpunëtorë dhe njerëz të besuar të Ballukut si ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi i arrestuar apo edhe drejtori aktual, Gentan Gjyli, person në hetim.

Klodiana Lala: Ka një hetim të zgjeruar për tenderat e rrugëve dhe prokurorët kanë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara edhe në prova se Balluku është e përfshirë në shkelje të barazisë në tendera. Tendera të cilat kompanitë fituese janë paracaktuar dhe nën akuzë e gjykim tanimë janë njerëz të besuar e bashkëpunëtorë të saj e të tjerë që janë duke u hetuar. Ndër ta, Evis Berberi një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë dhe Gentan Gjyli që gjithashtu ndodhet nën akuzë dhe po gjykohet në GJKKO. Para se Balluku të paraqitej në SPAK ka patur një sërë kontrollesh ku janë ushtruar kontrolle ndaj njerëzve të besuar dhe bashkëpunëtorë të znj.Balluku, ata që lidhen me kabinetin e zyrtarë të institucioneve. Janë sekuestruar telefona celularë e dosje për llogari të hetimeve.

Pritet që SPAK të bëjë njoftim zyrtar.

A do të ketë edhe tendera të tjerë që do t’i nënshtrohen hetimeve? Burime pranë SPAK thonë se paralelisht me tenderin e tunelit të Llogarasë janë sekuestruar edhe një sërë praktikash të tjera të cilat janë duke u hetuar dhe në vijim do të përcaktohet nëse janë gjetur apo jo shkelje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×