Emergjencë në mesfushë, Napoli futet në merkato, synon Kobbie Mainoo

Me 21 pikë në 9 javë, Napoli kryeson Serie A, por Conte nuk feston, i vetëdijshëm se pjesa më e vështirë nuk ka ardhur ende. Në këtë pikë të sezonit, Conte duhet të bëjë llogaritë me disa mungesa të rëndësishme si Lukaku apo De Bruyne, por nga janari duhet nuk do të ketë në dispozicion as Anguissa-n, me këtë të fundit që do të jetë i angazhuar në Kupën e Afrikës.

Në kushte të tilla, pa De Bruyne dhe Anguissa-n, Contes i duhet një përforcim cilësor në mesfushë. Sipas Corriere dello Sport, në krye të listës së dëshirave është Kobbie Mainoo, mesfushori i Man.United.

Napoli synon të gjej një akord me “djajtë e kuq” për një huazim të thatë deri në fund të këtij sezoni.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×