
Spalletti-Juve nuk ishte një dashuri me shikim të parë, as një martesë pa kushte, përkundrazi, më shumë duket si një zgjedhje e kushtëzuar, e domosdoshme, për të dy palët, kjo kuptohet qartë edhe nga kontrata që ish tekniku “azzurr” ka firmosur me “Zonjën e Vjetër”.
Ndryshe nga se flitej fillimisht, Spalletti ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2026, por nuk ka një klauzolë që sjell rinovimin automatik në rast kualifikimi për në Champions. Në fund të këtij sezoni do të jetë sërish Juve që ka në dorë, të rinovojë apo jo me Spallettin. Ishte thuajse e pamundur, që Juve që gjente një trajner të këtij kalibri që të pranonte një kontratë të tillë, deri në fund të sezonit dhe 3 milionë euro pagë, pa asnjë kusht apo klauzolë tjetër.
Ndërkohë, edhe për Spallettin ekipi i Juve ishte maksimumi që mund të gjente në këtë pikë pasi një shkarkimi të bujshëm nga përfaqësuesja e Italisë. Juve për të është një opsion për të vërtetuar se është një trajner ekspert, fitues.
Në Itali, mediat i kushtuan të gjitha në sinkron faqen e parë “martesës” së tij me “Zonjën e Vjetër”: “Spalletti liron Yildiz. Ja Juve e Lucianos”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport që zbulon edhe idenë e tij për të drejtuar ekipin torinez. Në skemën e tij të preferuar 4-3-3, Yildiz do të ketë një rol thelbësor. “Rinisja. Misioni i Spallettit, Juve në Champions”, shkruan Corriere dello Sport. “Djem, varet nga ju”, ishte titulli i TuttoSport këtë të premte.
()
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then