“Ia tregoj unë atij që s’më futi fisin në punë”/ Veliaj në Kushtetuese: Kë do të padis për shpifje, Nesti Angonin që nuk ekziston?

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese ka ngritur një pyetje: Kë do të padis për shpifje unë nëse akuzat ndaj meje nuk dalin të vërteta? Nesti Angonin që nuk ekziston?

Ndërkohë ai ka përsëritur edhe një herë faktin që sipas tij akuzat e ngritura janë hakmarrje e prokuroritë të posaçëm Ols Dado.

“Nëse do ju thoja se isha në një konflikt interesi me dikë për një leje ndërtimi apo se jam këtu për shkak të një njeriu që nuk ekziston si Nesti Angloni, mbase Këshilli i Ministre mund të dëgjonte. Kë do të padis un për kallëzim të rremë nëse një kjo histori nuk është kështu.
Po t’ju thoja që kryetarët e bashkive do të ishin nën presion për t’u futur fisin e prokurorëve të posaçëm në punë? Dhe kur nuk e bën i thonë avokatit ia tregoj unë atij? Dëgjesa do të na ndihmonte të dëgjonim pse jam këtu. Mos t’i lejohet që monopolit të dikujt që ka për të shkatërruar jetën t’i mbivendoset monopolit të gjykatës për të dhënë drejtësi”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×