“Këshilltarët e PS zbatuan orientimin politik të partisë për shkarkimin”, avokati i Veliajt: I bashkangjitën procedurës edhe kërkesën ekstra ligjore të Endrit Shabanit

Avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj ka folur në seancën në Gjykatën Kushtetuese ku klienti i tij ankimon shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Yzeiraj parashtroi pretendimet e palës mbrojtëse, duke thënë se 15 ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, këshilltari bashkiak Endrit Shabani kërkoi shkarkimin e tij me arsyetimin e krijimit të një boshllëku në drejtimin e bashkisë.

“Shabani ka propozuar inicimin e procedurës bazuar në një shkak ekstra juridik”, u shpreh ai.

Ai shtoi se më pas, këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak, Ilir Alimehmeti kërkoi shkarkimin e Veliajt me arsyetimin e mungesës në detyrë për më shumë se 3 muaj, kërkesë e cila nuk mori përgjigje.

Yzeiraj u shpreh më pas se këshilltarët socialistë iu drejtuan këshillit me kërkesën për propozimin e shkarkimit të Veliajt, duke zbatuar orientimet politike të partisë që përfaqësojnë.

Ai argumentoi se në relacionin e kësaj mbledhjeje është votuar pro kërkesa e PD dhe ajo e Endrit Shabanit, për t’i bashkëlidhur kërkesat e tyre me atë të PS.

Pas kësaj, ato u miratuan të treja, me Yzeirajn që tha se shkak për këtë ka qenë edhe kërkesa “ekstra ligjore” e Shabanit, për të cilën ai tha se në këtë rast është cenuar drejtpërdrejtë parimi i shtetit të së drejtës “sepse vetë nisma për shkarkimin e kryetarit të bashkisë është ngritur në një bazë ekstra juridike që nuk gjen bazë në kushtetutë”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×