
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Kukësit, ku një efektiv i Policisë Rrugore është goditur me automjet gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “6-katëshi”, ku dy 23-vjeçarë janë përfshirë në incident.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës kanë arrestuar shtetasin V. C., 23 vjeç, banues në Kukës dhe punonjës i Bashkisë Kukës, me detyrë administrator në lagjen “Gostil”. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi J. C., 23 vjeç, i cili dyshohet se ka përplasur me automjet punonjësin e Policisë Rrugore E. M., që ndodhej në shërbim, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Po sipas Policisë, gjatë incidentit, i arrestuari V. C. ka kanosur me fjalë efektivët e Policisë, ndërsa kolegu i tij ka vijuar ndjekjen e autorit që u largua me mjet.
Punonjësi i Policisë Rrugore ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale në lidhje me rastin i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme hetimore.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then