Milan, Leao “shtrëngon dhëmbët”, Allegri bën llogaritë me dëmtimet

4 pikë të lëna në 2 ndeshjet e fundit, kanë ndezur alarmin në Milano, por ajo që shqetëson më shumë trajnerin Allegri është gjendja fizike e disa lojtarëve. Këtë periudhë klubin kuqezi e ka mbërthyer një valë e madhe dëmtimesh. I fundit që “parkoi” në infermieri ishte Rafa Leao, me portugezin që qëndroi në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë gjatë ndeshjes me Atalantan.

Leao i është nënshtruar disa ekzaminimeve që kanë përjashtuar tërheqje të mundshme, apo probleme komplekse, thjesht Leao ka disa shqetësime në ije që nuk e lejon të jetë në kushte perfekte. Leao nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore të së enjtes, u stërvitur në mënyrë të diferencuar duke vendosur në dyshim prezencën e tij në takimin kundër Romës. Në kushte emergjence, nga Leao kërkohet një sforco e vogël për të qenë në fushë nga minuta e parë.

Në këtë takim, Allegri duhet të bëjë llogaritë edhe me dy mungesa shumë të rëndësishme Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic. Të dy lojtarët pritet mund të rikthehen në fushë për sfidën kundër Parmës më 8 nëntor, por nuk përjashtohet mundësia që të qëndrojnë pushim edhe disa ditë për t’u rikthyer më pas në kushte perfekte më 23 nëntor për derbin kundër Inter.

Lajmi i vetëm pozitiv në këto momente është rikuperimi i plotë i Nkunku dhe Loftus-Cheek. Të dy lojtarët janë alternativa për të zbritur nga minuta e parë kundër Romës.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×