Miqësore me Messin në fushë, Angola paguan shifrën e çmendur

Në Luanda, në kryeqytet, Angola do të mirëpres Argjentinën më 14 nëntor në një miqësore luksi. Angola feston 50 vjetorin e pavarësisë nga Spanja dhe për ta festuar siç duhet kanë ftuar Messin me shokë, ose më saktë i kanë paguar. Mediat kanë zbuluar se kjo miqësore luksi i ka kushtuar qeverisë së Angolas jo pak por 12 milionë euro.

Në akordin që kanë gjetur me Federatën Argjentinase është e përfshirë edhe kushti që prezent në këtë miqësore të jetë edhe Lionel Messi. Mesi nuk është grumbulluar nga trajneri Scaloni për ndeshjet e muajit tetor, por do të jetë i pranishëm në Angola.

L’Equipe ka zbuluar gjithashtu se pak kohë më parë, Federata Argjentinase refuzoi një ofertë prej 10 milionë euro nga Maroku për një miqësore ku edhe Messi do të ishte prezent.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×