
Ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të pas viteve ’90.
Në reagimin e saj, Ambasada Italiane thekson kontributin e Nanos në modernizimin e vendit dhe çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
“Ka ndërruar jetë sot Fatos Nano, ekonomist, drejtues historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, disa herë Kryeministër dhe mik i Italisë. Duke kujtuar angazhimin e tij në modernizimin e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe, Ambasada u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë shoqëruar në jetën e tij politike”, thuhet në reagim.
and then