
Gazetari Erl Murati duke folur për situatën me drejtësinë të dy bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, ish-kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e sheh pozicionin e Veliajt në luftën e tij me drejtësinë më të vështirë.
Sipas Muratit, ndryshe nga Balluku që i ka dhënë mbrojtje politike, me Veliajn Rama u investua personalisht që të iniciojë mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Tiranës.
“Ai po bën betejën juridike, por dhe kushtetuese për të mbajtur detyrën. Nëse nga një anë kemi kryeministrin që ka vendosur mbrojtje, të mos ketë pasoja politike për Ballukun, për zotin Veliaj ishte ai që inicioi, nga pikëpamja politike ishte vullnet personal i Ramës për të patur zgjedhje të reja në Tiranë.
Është më e vështirë beteja me drejtësinë për Veliajn sesa Ballukut, të paktën deri tani. Pasi Rama do të vijojë ti japë proteksion politik Ballukut. Ndoshta dhe për arsye personale. Ahmetaj megjithëse është i dyshuar për vepra penale dhe në arrati, ai ka qenë dëshmitar okular, por mund të merret dëshmitar, ai ka qenë prezent në takimin me Ramën e Ballukun për tunelin e Llogarasë”, tha gazetari Erl Murati.
Erl Murati: Balluku u përpoq ta ruajë qetësinë dhe ia doli ta ruajë qetësinë para kamerave. Situata e saj nuk është e lehtë, pasi është numri 2 i qeverisë dhe është në akuzë penale, e pandehur nga SPAK që ka treguar se nuk i hap apo i mbyll dosjet por i con deri në fund,
kur foli ndaj gazetarëve, mu kujtua një dalje publike e Veliajt kur tha që u takova me kolegët e mi prokurorë dhe ajo në një gjatësi vale ishte kur përdori një fjalor, disa fraza për ta zbehur dhe zbutur sadopak situatën.
Nëse do bëja paralelizëm me Veliajn, Balluku është më e avantazhuar se Veliaj, ajo lufton në frontin e drejtësisë, kurse Veliaj ai lufton në dy fronte, pasi ai është në njëfarë mënyre i lëshuar nga partia dhe Rama.
Ai bën betejën juridike, por dhe kushtetuese për të mbajtur detyrën. Nëse nga një anë kemi kryeministrin që ka vendosur mbrojtje, të mos ketë pasoja politike për Ballukun, për zotin Veliaj ishte ai që inicioi, nga pikëpamja politike ishte vullnet personal i Ramës për të patur zgjedhje të reja në Tiranë. Është më e vështirë beteja me drejtësinë për Veliajn sesa Ballukut, të paktën deri tani. Pasi Rama do të vijojë ti japë proteksion politik Ballukut. Ndoshta dhe për arsye personale. Ahmetaj megjithëse është i dyshuar për vepra penale dhe në arrati, ai ka qenë dëshmitar okular, por mund të merret dëshmitar, ai ka qenë prezent në takimin me Ramën e Ballukun për tunelin e Llogarasë.
and then