“Rama na vjedh votën dhe nuk na lejon transparencën”, Berisha: Kërkuam komision hetimor për zgjedhjet, kemi mbi 2000 dokumenta për shkeljet e 11 majit

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se ka kërkuar komision hetimor për zgjedhjet e 11 majit, pasi sipas tij, ka mbi 2000 dokumenta për shkeljet e 11 majit.

Berisha shtoi se Rama nuk e lejon opozitën që të bëjë transparencë për shkeljet më 11 maj.

“Zgjedhjet e 11 majit jo nga ne por nga vëzhguesit ndërkombëtare u damkosën në mënyrën më të fuqishme si farsë elektorale. Doli raporti përfundimtar, asnjë socialistë nuk ka guxuar të shprehë gjysëm fjalë për të. U kërkuan vëzhguesve me kërcënim ku i keni fakte ju të provoni këto që shkruajtët në raporti paraprak.

Kush është viktimë e kësaj? Është opozita. Po kush është opozita? Mbi 600 000 qytetarë shqiptarë, të cilëve ju shtyp dhe ju shkelmua vullneti i tyre. Por tani u thotë 600 000 shqiptarëve ja u vodha votat por sdo të më kontrolloni.

Pra u kërkua debat për raportin e komisione vëzhguesi, u kërkuam komision hetimor. Duhet ta dinë qytetarët një gjë, ne jemi zotuar me qindra herë para tyre se ne do mbrojmë votat. Mënyra jonë e mbrojtjes është kjo që bëmë.

Ne u përpoqëm që të ndjekim çdo votë si ndodhi. Unë gjithë verën ata kam bërë. Ne kemi tani mbi 2000 dokumenta dhe duam t’ia paraqesim shqiptarëve, ky thotë qepeni se jam unë këtu. Edhe na vjedh votën dhe nuk na lejon të bëjmë transparencën.”, tha Berisha.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×