Rritet sërish çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

Çmimi i druve të zjarrit ka pësuar sërish rritje këtë vit në qarkun e Korçës, duke arritur deri në 55 mijë lekë të vjetra për metër kub.

Në këto kushte, shumë familje thonë se e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë kostot e ngrohjes dimërore.

Për banorët e Korçës, ngrohja me dru mbetet mundësia e vetme për t’u përballur me të ftohtin e zonës, por çmimi i lartë i ka vënë ata në vështirësi ekonomike. Një pjesë e qytetarëve thonë se ende nuk kanë mundur të sigurojnë drutë për dimër, ndërsa të tjerë kanë blerë vetëm një pjesë të nevojshme, ka edhe nga ata që sigurojnë lëndën drusore gjatë verës, për të shmangur rritjen e çmimeve që përsëritet çdo vit me afrimin e dimrit.

Më të prekurit nga kjo situatë janë pensionistët, të cilët pohojnë se pensionet e tyre nuk mjaftojnë as për ushqimet bazë, e jo më për ngrohje. Edhe ngrohja me energji elektrike shihet si e papërballueshme për shumë familje, për shkak të kostove të larta të energjisë.

Jashtë kamerave, tregtarët e druve pohojnë se rritja e çmimit lidhet me shumë faktorë por një ndër to është transporti pasi një pjesë e konsiderueshme e lëndës drusore vjen nga qarqe të tjera , çka ka shtuar ndjeshëm kostot e transportit dhe, për rrjedhojë, edhe çmimin për konsumatorin.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×