
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese, duke e përshkruar situatën e tij si “absurde” dhe “kafkiane”. Ai tha se ndonëse është i privuar nga liria, ka bërë gjithçka që funksionet e Bashkisë së Tiranës të mos ndërpriten, duke argumentuar se delegimi i detyrës është i ligjshëm dhe ka garantuar vazhdimësinë e punës në qytet.
“Për shpirt do të doja të isha në zyrë, por për sa kohë delegimi i detyrës është i ligjshëm, Tiranës nuk i ka munguar asgjë. Asnjë procedurë nuk është bllokuar prej meje,” deklaroi Veliaj përpara trupës gjykuese.
Ai shtoi se mungesa e tij ishte e detyruar dhe se nuk mund të cilësohej si neglizhencë apo shkelje e detyrës.
“Për mua kjo është një mungesë me arsye, sepse një strukturë e shtetit më mban në paraburgim në Durrës, ndërsa një tjetër më thotë pse nuk jam në Tiranë. Kjo është një kontradiktë e pastër ligjore,” theksoi ai.
Sipas ish-kryebashkiakut, rasti i tij nuk përfaqëson vetëm një cenim personal, por edhe një shkelje të të drejtave të qytetarëve të Tiranës, të cilët, siç tha ai, “po penalizohen për shkak të një vendimi arbitrar”.
“Nuk po shkelen vetëm të drejtat e mia si individ, por edhe ato të qytetarëve që më kanë zgjedhur. Unë sot gjendem në një absurditet në një roman të Kafkës,” u shpreh Veliaj.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then