Veliaj ankimon shkarkimin/ Presidenca dhe Këshilli i Ministrave kërkuan mos-legjitimimin e tij si palë, Kushtetuesja rrëzon kërkesën

Teksa përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës kanë kërkuar mos-legjitimimin e Erion Veliajt si palë në seancën e sotme, ku ky i fundit ankimon shkarkimin e tij nga detyra, Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën.

Kryesuesja e seancës, Holta Zaçaj pasi dëgjoi parashtrimet e palëve për këtë çështje njoftoi tërheqjen e trupës gjykuese për të marrë një vendim dhe më pas vendos rrëzimi i kërkesës.

“Çështja e juridiksionit të gjykatës, është e lidhur me themelin e marrëveshjes. Kërkesa juaj nuk pranohet. Gjykata sjell në vëmendje se vendimi që ju kundërshtoni, është marrë gjatë fazës së gjykimit paraprak. Subjektet nuk janë përcaktuar ende ndaj dhe nuk mund të pranohet kërkesa juaj.”, tha Zaçaj.

Kujtojmë se përfaqësuesja e presidencës, e cila u mbështet edhe nga pala përfaqësuese e Këshillit të Ministrave tha më herët se; “Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi. Ne kërkojmë të na krijoni mundësinë të shpalosim argumentat tona për mos legjitimimin e kërkuesit për kundërshtimin e dekretit, përpara se të nisni seancën”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×