
Avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj ka parashtruar kërkesat e tij, që kanë të bëjnë me rikthimin në detyrë të kryebashkiakut të shkarkuar. Ai tha se asnjë institucion nuk duhet të ndërhyjë, përfshirë edhe Presidentin.
“Ne i qëndrojmë parashtrimeve që kemi paraqitur në lidhje me kompetencën e GJK. Ne mendojmë se kjo gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit. Për ne procesi është i ndarë në dy fazë, faza e parë është ajo e propozimit dhe vendimmarrjes që përfundon me vendimin e këshillit të ministrave.
Faza tjetër është ajo e garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës ku nuk do të ndërhyjë asnjë institucion, përfshirë edhe atë të Presidentit. Aktivizimi para kohe i presidentit me aktin për caktimin e datës së zgjedhjeve aktivizon efektet juridike të vendimit të KM efektet e të cilit janë të pezulluara. Për këtë arsye ne mendojmë se GJK është kompetente.”, tha avokati Ermal Yzeiraj.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then