Veliaj në Kushtetuese, Berisha: E mbështesim arrestimin e tij, por u shkelën procedurat ligjore të shtetit

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi zhvillimet e fundit rreth Erion Veliajt dhe seancës së tij në Gjykatën Kushtetuese, e cila ishte në pushim 30 minuta.

Berisha e cilësoi si një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme të PD-së atë kundër arrestimit të Veliajt.

“Po! Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incinerator 130 milion euro dhe nuk i gjendet nami as nishani. E dini pse nuk u hetua për këtë? Sepse është Edi Rama mbi firmën e tij. Ai që ka pasur atë dosje, për të qenë realistë, ose do i merrte të dy ose do ishte i pandershëm,” tha Berisha.

Ai gjithashtu u ndal tek fjalimi i Veliajt në seancën në gjykatë, kur ai ka krahasuar situatën e tij me rrëmbimin e një kryetari bashkie në Kolumbi nga grupi FARC.

“Veliaj tha se, megjithëse procedurat nuk u shkelën njëlloj si në rastin e FARC, ai është shembull i ligjit. Në këshillin bashkiak u bënë 9 vendime brenda ditës,” tha Berisha.

Kryedemokrati tha se PD e ka mbështetur arrestimin e Veliajt, por theksoi se në rastin e tij janë shkelur procedurat ligjore të shtetit.

Ai përgëzoi këshilltarët e PD-së që, sipas tij, mbajtën qëndrim të drejtë dhe kërkuan të dëgjohej Veliaj në sallën e këshillit, pavarësisht përballjes me një armik politik.
Berisha shtoi se Veliaj nuk është as i penduar, as i pafajshëm, duke theksuar se procedurat ligjore në një vend demokratik janë themelore për të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

“Për të qenë të qartë për çdo shqiptar, ky është një shembull se çfarë regjimi është instaluar këtu,” përfundoi kreu i PD-së.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×