
Kryetari i Partisë Mundësia, deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se pas marrjes e pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, radhën për të dalë para drejtësisë e ka kryeministri Edi Rama.
Sipas Shehajt, që kjo të ndodhte, dukej e pamundur deri ditën kur SPAK mori si të pandehur zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, për shkelje të barazisë në tendera.
Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se besimi i shqiptarëve është rritur tek organet e drejtësisë se ato do përballin me ligjin edhe kreun e Qeverisë, Edi Rama.
Deklarata e Agron Shehaj
Dukej e pamundur që do vinte dita që dhe Kryeministri i Shqipërisë mund të dilte para drejtësisë.
Dhe në fakt është rritur besimi që kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri.
Sepse nëse është e mundur që zv.kryeministrja të merret e pandehur nga SPAK-u ndërkohë që është në detyrë, pse kjo nuk mund të ndodhë edhe me Kryeministrin?
Unë jam i bindur që do të vijë dita që do ndodhë edhe në Shqipëri.
and then