
Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë dhe ato të Paskuqan-Tiranë do të paguajnë më shumë për biletën e autobusit si dhe për abonentë për këto linja. Një vendim i miratuar një muaj më parë nga Këshilli Bashkiak i Kamëz dhe që hyn në fuqi këtë të shtunë përcakton se qytetarët që përdorin linjat Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tirane do të paguajnë 50 lekë për bilete nga 40 lekë që është aktualisht duke e rritur biletën me 10 lekë. Rritje çmimi do të ketë edhe për abonetë e këtyre linjave.
Në po të njëjtën mbledhje të këshillit bashkiak është marrë vendimi për rritjen e abonesë për këto dy linja nga 1,200 lekë në 1,400 lekë, një rritje prej 200 lekësh ose rreth 17%.Mësohet se kërkesa është dorëzuar nga operatori i linjës që ka depozituar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike.
Më pas Bashkia e Kamzës ka hartuar një relacion teknik dhe financiar për arsyetimin e ndryshimit të çmimit. Ky propozim është shqyrtuar nga komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak që mbulojnë ekonominë, financat dhe transportin, dhe në fund është miratuar me votim nga Këshilli Bashkiak.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then