Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit mbërrin në Tiranë dhe viziton SPAK-un, zbardhen takimet. Mark Fleming bisedime edhe me përfaqësues të mazhorancës e opozitës

Mark Fleming, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme.

mëson se zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho.

Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës. Në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.

Takimet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×