“Ai është futbollist shembull, na jep besim”, trajneri i Sunderland për Xhakën

Granit Xhaka po luan sezonin e parë te Sunderland dhe paraqitjet e tij, kanë qenë tejet pozitive.

Trajneri i ekipit anglez, Regis le Bris ka vlerësuar mesfushorin me origjinë shqiptare.

“Graniti gjithnjë drejton si shembull. Na jep besim dhe shpresë. Beson se gjithnjë mund të fitojmë”.

“Këtë e tregon dhe iu thotë lojtarëve në dhomën e zhveshjes. Ti dëshiron ta ndjekësh atë”, deklaroi ai. 33-vjeçari ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar 3 asiste.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×