
Analisti politik Ben Andoni ka komentuar në studion e News24 paraqitjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pas refuzimit të fletëthirrjes së parë për t’u paraqitur.
Sipas Andonit, mënyra se si Balluku u paraqit dje në SPAK nuk ishte e përshtatshme për një zyrtare të nivelit të lartë në qeveri, ndërsa nënvizoi se ndaj saj rëndojnë perceptime të forta publike për çështje të korrupsionit.
“Paraqitja e saj ishte jo e hijshme. Është një personazh që përflitet prej kohësh për përballje me drejtësinë dhe që bart shumë problematika. Akuza ndaj saj lidhet kryesisht me favorizime në tendera, por shqiptarët duan përgjigje edhe për çështje të tjera, si anijet që rrinë pa prodhuar energji, apo projektet rrugore dhe problemet e tjera të qeverisë,” u shpreh Andoni.
Analisti theksoi se një figurë e rëndësishme si numri dy i qeverisë duhet të kishte kurajën për t’u përballur me ligjin dhe akuzat që rëndojnë mbi të, duke shtuar se “për Ballukun sapo ka nisur një rrugë e vështirë përballjeje me drejtësinë”.
“Në dy mandate si numri dy i qeverisë, Balluku duhet të kishte treguar më shumë përgjegjësi. Kohëzgjatja dhe mënyra e sjelljes së saj para institucioneve të drejtësisë nuk i shkon për shtat një zyrtareje të këtij niveli,” theksoi Andoni.
and then