
Avokati i njohur Saimir Vishaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka ndarë një rrëfim prekës mbi përballjen e tij me një sëmundje të rëndë, të cilën e ka kaluar me sukses, duke theksuar rolin jetik të bashkëshortes së tij gjatë gjithë kësaj periudhe.
Vishaj, mes emocioneve, tregoi se mbështetja e partneres së tij, e cila është me profesion kirurge, ishte vendimtare për rikuperimin e tij:
“Bashkëshortja ime është kirurge. Për gjashtë muaj natë e ditë më ka qëndruar te koka. Ndoshta jo vetëm profesioni, por edhe gjuhët që di, ndikuan që mjekët të bënin gjithçka, ndoshta duke qenë se isha bashkëshorti i një kolegeje,” u shpreh Vishaj, duke mos fshehur emocionet dhe duke u përlotur gjatë rrëfimit.
Ai shtoi se mjekët kanë qenë optimistë për gjendjen e tij dhe se tashmë edhe vetë ndjehet më i fortë dhe me shpresë për të ardhmen.
“Mjekët janë optimistë dhe edhe unë jam optimist,” tha ai.
and then