
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka rrëfyer për momentet më të vështira gjatë bashkëpunimit të tij me ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili ndërroi jetë dje në moshën 73-vjeçare.
Malaj u ndal në ngjarjet e vitit 1998, një periudhë të tensionuar për Shqipërinë dhe vetë kryeministrin.
“Momenti më i vështirë për ne ishte kur në vitin 1998, me arkivol, u shqye dera e kryeministrisë. Ai moment pati edhe zhgënjimin politik, sepse në vitin ’97 Nano nuk i kthye në hakmarrje politike vuajtjen e tij dhe bëri amnisti personale me Berishën, duke theksuar se nuk duheshin mite politike me kundërshtarët që do mbanin acarimin politik në vend. Ai tregoi angazhimin e tij pro paqes në politikë,” tha Malaj.
Ish-ministri kujtoi gjithashtu vështirësitë e brendshme në Partinë Socialiste, kur formoheshin grupe të vogla që pengonin funksionimin e qeverisë dhe kur Nano qeveriste me zv/ministra për shkak të mungesës së shumicës parlamentare.
“Ai ishte i zhgënjyer në vetvete. Nuk krijonte armiq dhe më dha një mësim të çmuar në politikë. Më tha: ‘Do ikim bashkë në parlament’ dhe çdo njeriu i referohej me ironi si përshëndetje institucioni filan. Kur shkuam në kafe, më tha: të gjithë këtu i referohen vetes si institucion, jo si individ,” u shpreh Malaj.
and then