
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Vlorës.
Sic njofton gazetari i News24, Enrik Mehmeti, viktima 35-vjeçar Dalan Alliaj kishte shkuar për vizitë tek xhaxhai i tij i cili është babai i Bertil Alliaj, i cili ka marrë pjesë në masakrën e Çoles .
Gjatë kohës që ka qenë te dera, i është afruar një person dhe e ka goditur duke u larguar më pas.
Kanë qenë vetë familjarët që e kanë transportuar në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Po hetohet si pista e hakmarrjes por dhe pista të tjera. Dalan Alliaj figuron pronar i pikës së pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan Allidagu.
and then