
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër lojërave të fatit të paligjshme, duke arrestuar tre shtetas dhe duke proceduar penalisht një tjetër, të kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive përmes celularëve në një lokal në lagjen nr. 13 të qytetit.
Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në ambientet e lokalit zhvillohej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit. Si rezultat, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, ndërhynë dhe konstatuan aktivitetin në flagrancë.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan:
-E. M., 41 vjeç;
-E. D., 37 vjeç;
-D. D., 42 vjeç, vëllai i E. D.;
Ndërkohë, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. P., 39 vjeç, i përfshirë në të njëjtin aktivitet të paligjshëm. Gjatë kontrollit në lokal, policia sekuestroi 4 celularë, të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve në llogari aktive online.
Të gjithë personat e përfshirë janë banues në Durrës dhe po hetohen për veprimtari të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
and then